Dioksidi i Titaniumit (TiO2) në arkitekturë
Historia e TiO2
Fillimisht titani si element u zbulua më 1791 nga William Gregor në Angli, Ky zbulim ndodhi kur ai e zbuloi një mostër të një rëre të zezë, në atë kohë pasuri në lagjen e tij. Ai studioi këtë substancë dhe u sigurua se ky ishte një mineral, ai e quajti atë menachanite. Katër vjet më vonë një njeri i quajtur Martin H. Klaproth, kupton se ka pasur një element të ri kimik në at mineral, ai më vonë e quajti Titanium e më pas Titan. Megjithatë Martin H. Klaproth nuk ishte në gjendje të bëjë elementin e pastër të titanit, ai ishte vetëm në gjendje të prodhojë
TiO2, apo dioksid titanit. I cili si i till nuk kishte filluar të përdorej, përdorimi i tij mori hov shumë më von në vitet 1960-61 dhe vazhdon të jet në trend edhe në ditët tona.


Përshkrimi
Dioksidi i titanit, i njohur gjithashtu si titania, është oksid natyrale i titanit, me formulë kimike TiO2. Kur përdoret si një pigment, ajo quhet e bardhë titani. Në përgjithësi ajo është me burim nga ilmeniti, rutili dhe anatasi. Pigmenti i dioksidit të titanit është një kimikat i bardhë inorganike në formë pluhuri të ngurtë. Paraqitet me karakteristikën e jo-toksicitetit, me bardhësi dhe shkëlqim.Dioksidi i titanit nuk gjendet i pastër në natyrë por vetëm në form të xeheve : ilmenitit ose rutilit. Bën pjes në materialet e mençura, i cili si rol kryesor në arkitekturë ka efektin e vetpastrimint të materialeve të ndryshme.


Procesi i prodhimit
Xehet e titanias janë materialet kryesore të para të përdorura në prodhimin e pigmentit të vet dioksid titanit. Elementet kryesore nga të cilat prodhohet TiO2 janë: sulfati dhe klori.
Koridi prodhon produkte të titanias nga reaksioni i xehëroreve të titanit me gazin klorihidrik (HCl). Ndërsa metoda sulfate konsiston në trajtimin e xehërorit me përmbajtje titan-acid sulfurik (H2SO4).
Hapi i parë është që të pastrojë xehet, dhe është në thelb një hap sqimë (si një agjent i nxjerrjes), në fund mund të arrihet prodhimi i TiO2 pas pluhurat pastrimit si dhe mund të trajtohet (veshët) për të rritur performancën e tij si pigmentë.
Sot 70% e prodhimeve Europiane të TiO2 vjen nga përpunimi i sulfatit dhe 30% nga ai i klorit.

Procesi i vetpastrimit
Trajtimi në sipërfaqe (beton, xham,) bëhet me një shtresë të hollë të TiO2 (si pluhur ose në form lëngu si spërkatës),mbi të cilën shtresë nëpërmjet reagimit të dritës natyrore (rrezeve të diellit), prodhon O2 dhe pastron ajrin në masën e 80 pemëve të gjelbëruara për 1000m2 sipërfaqe të trajtuar me TiO2, dhe në të njëjtën kohë vepron kundër bakterieve, papastërtive dhe mikrobeve në sipërfaqe duke e mbajtur sipërfaqen e trajtuar gjithmon të pastërt. Ndërsa qysh me shiun e parë (në mjegull ose thjesht në një lagështi) e gjithë sipërfaqja e trajtuar me sipërfaqën hidrofilike do të vetpastrohet dhe do të qëndroj e freskët si kur ka dal nga fabrika.


Disa veti të TiO2
Densiteti: 4g/cm3
Porositeti: 0%
Rezistencë në ngjeshje: 680MPa
Moduli i elasticitetit: 230GPa
Përçueshmëri termike: 11.7Wm/K
Tretshmëria në ujë: I patretshëm
Përparësit dhe mangësit
Përparësit:
Bën pastrimin e ajrit nga CO2 dhe bakteriet dhe vajrave
Energji e vogël konsumuese
I jep bardhësi dhe shkëlqim objektit
Mangësi:
Kosto e lart e çmimit
Përdorimi
Karkateriatikat si shkëlqimi dhe bardhësia e lart e kan bërë Dioksidin e Titanit një pigment që përdoret për një numër të madh funksionesh si në: piktura, objekte plastike, bojra, letra.
Gjithashtu përdoret për shum objekte të bardha ose produkte të ngjyrosura, përfshirë ushqimin, kozmetikën, produktet mbrojtëse me elemente UV, për prodhimin e çeramikës dhe produkteve të gomës.


